
Ndërsa e gjithë bota priste me kureshtje vendimin e presidentit Perez për shkarkimin e Zinedine Zidane nga Real Madrid, pas turpërimit në Kupën e Mbretit, largimi ndodh për një tjetër arsye.
Trajneri është infektuar me Covid-19 dhe nuk do të jetë në stolin e skuadrës për angazhimet e ardhshme, pasi do ti nënshtrohet periudhës së karantinës.
Lajmi është bërë i ditur nga “Los Blancos”, me trajnerin që do të mungojë prej ndeshjes së kësaj të shtune në fushën e Alaves.
Trajneri është mbajtur prej kohësh nën vëzhgim nga mjekët, pasi ishte një rasti dyshuar me koronavirus, pas kontaktit me një person të infektuar. (A2 Televizion)