
Diego Perotti, ish-futbollist i Genoa dhe Roma në Serinë A, por edhe i Sevilla në kampionatin spanjoll, ka pësuar një dëmtim “që është hera e parë që shikohet në një sportist”.
Mesfushori argjentinas, i cili luan aktualisht për Fenerbahçen, ka një dëmtim që e vuajnë sot për sot vetëm 8 njerëz në botë, 7 prej tyre nga aksidente rrugore. Drejtori sportiv i ekipit turk shpjegoi: “Është një dëmtim që shihet për herë të parë te një sportist. U operua dhe tani pritet të kthehet në fushë pas 3-8 muajsh”.
Perotti u dëmtua në fund të nëntorit, në ndeshjen ndaj Besiktas. Sipas mjekëve, ai këputi pothuajse krejtësisht ligamentin e gjurit dhe rekuperimi po ndodh shumë ngadalë. (A2 Televizion)