
Punonjësi i një aeroporti në Teksas humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u thith nga motori i një avioni pasagjerësh, në një incident që nuk është i rrallë në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave paraprake, punonjësi u “zhduk” në motorin e avionit Delta teksa ky i fundit po shkonte drejt vendit të zbarkimit të pasagjerëve me një motor të ndezur.
Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, teksa agjencitë qeveritare po kryejnë një hetim të thelluar.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se është në kontakt me Delta Air Lines dhe po vijon me procesin e mbledhjes së informacionit.
Një zëdhënës i Delta tha se linja ajrore ishte zemërthyer dhe e pikëlluar për humbjen e jetës së një anëtari të stafit. (A2 Televizion)