Një krim i rëndë është shënuar pasditen e së premtes në qytetin e Durrësit ku burri i ka marrë jetën bashkëshortes duke e qëlluar me thikë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen 15 në Spitallë ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë 40-vjeçarja, Hasbije Kuka. E plagosura është dërguar nga të afërmit në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e A.K. autorit të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e motiveve të saj. (A2 Televizion)