Një ngjarje e pazakontë u regjistrua gjatë një ndeshje futbolli në Tanzani, ku lojtarët u detyruan të braktisnin ndeshjen dhe të shtriheshin në tokë pasi një re bletësh kaloi në fushën e lojës.
Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje të kampionatit vendas të futbollit midis Young Africans dhe Iringa United, në stadiumin Uhuru në Dar es Salaam.
Bletët pushtuan fushën e lojës në minutën e 53 të takimit dhe lojtarët u shtrinë në tokë për të mbrojtur veten nga pickimet. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )