Tifozëve të Malmo-s nuk i del inati me ish-heroin e tyre Zlatan Ibrahimovic. Kampioni suedez zbuloi në muajin nëntor se ishte bërë bashkëpronar i rivalëve të Hammarby dhe tifozët e skuadrës ku ai nisi karrierën vandalizuan statujën e tij, duke i vënë flakën.
Por edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga ajo ngjarje, tifozëve të Malmo-s nuk i ka dalë inati me 38-vjeçarin dhe këtë herë i ka thyer hundën statujës metalike.
Ngjarja ndodhi natën mes të shtunës dhe të dielës nga tifozët e shtëpisë së tij, të cilët nuk po e falin për veprimin e bërë gjigantin suedez. Aktualisht, Ibra është në kërkim të një ekipi të ri edhe pse është në moshën 38 vjeçare.

Para se të “shëtiste” në disa prej klubeve më të mirë në botë, Ibrahimovic ka luajtur për Malmo në vitet 1990-2001. (A2 Televizion)