24 orë pritje për tre pikë, Teuta kalon në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 15:48 | Futboll

Në letër ishin tre pikë të thjeshta, por disa skuadra pretendente kanë bërë hap fals në Vlorë, ndërsa Teutës i’u desh të priste 24 orë për të marrë fitoren.

Durrsakët fituan 3-1 në transfertën me Flamurtarit, e cila nisi të dielën, por u ndërpre pas 9 minutave lojë prej motit të keq.

Sfida vijoi këtë të hënë, me Teutën që nuk pati asnjë problem falë dy golave nga Emiliano Vila dhe rrjetës së kapitenit Kallaku, të cilët i dhanë skuadrës së Martinit tre pikë jetike në garën për titullin.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e pestë, duke qenë vetëm 3 pikë larg kreut, ndërsa Flamurtari fundoset në vendin e fundit, me fitoren që mungon ende pas 17 javëve kampionat. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos