
Barcelona mund të shijojë vendin e parë dhe shkëputjen gjatë festave të fundvitit. Kjo për arsye se rivalët e Realit të Madridit u ndalën për të tretën herë me radhë.
Skuadra e Zinedine Zidane barazoi 0-0 në shtëpi përballë Atlethic Bilbao, në ndeshjen e fundit për këtë vit.
Real tashmë mbetet dy pikë pas kryesuesve të Barcelonës.
3 pikë edhe për Atletico Madrid pas javës së 18, me “Los Colchoneros” që mundën 2-1 Real Betis. (A2 Televizion)