
Policia në Kentaki është vënë në ndjekje të një personi i cili dyshohet si autori i vrasjes së 20 kuajve, në një akt me të vërtetë mizor.
Grupi i mbrojtjes së kafshëve “Dumas”, i cili ka vënë një shpërblim 20 mijë dollarë për kapjen e autorit bën me dije se ai nuk ka kursyer as mëza apo pela shtatzënë.
Policia bën me dije se kafshët janë qëlluar nga një distancë e afërt me një armë me kalibër të vogël. Sipas efektivëve kuajt e parë të vrarë janë gjetur në 16 dhjetor ndërsa të fundit të dielën. (A2 Televizion)