Gjyqi për shkarkimin e Trump, demokratët dhe republikanët përplasen për dëshmitarët

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 16:06 | Bota

Liderët republikanë dhe demokratë në Senatin amerikan u përplasën mbi rregullat e gjyqit për shkarkimin e Trump. Demokratët kërkojnë siguri se dëshmitarët dhe dokumentet do të lejohen, në mënyrë që te garantohet ai e quajnë, gjykim i drejtë.

 “Është e vështirë të imagjinohet një proces pa dokumente dhe dëshmitarë. Fakti që ata nuk duan, sugjeron se kanë frikë nga e vërteta”, deklaroi Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Senat.

Mitch McConnell

Lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se nuk e përjashton mundësinë e dëshmitarëve, por ai hezitoi te dakordësohet para nisjes së gjyqit, për lejimin e dëshmive.

 “Mendoj se do të vendosim diçka kur të rinisin punimet e senatit”, u përgjigj McConnell.

Chuck Schumer

Gjyqi pritet të fillojë muajin e ardhshëm, pas sezonit festiv, por demokratët kanë refuzuar deri më tani të dorëzojnë artikujt me akuzat për shkarkimin. Ata  duan siguri se dëshmitarët e zgjedhur prej tyre, të paktën 4 zyrtarë e ish zyrtarë të shtëpisë së bardhë, do të lejohen të dëshmojnë.

https://a2news.com/2019/12/23/shkarkimi-i-trump-festat-shtyjne-procesin-e-impeachment-ne-shba/

McConnell ka sugjeruar zhvillimin e proceseve të ngjashme me ato të ish-presidentit amerikan Bill Clinton në 1999-tën, ku senatorët vendosin se cilët dëshmitarë do të thërrasin pas debateve te hapura.

https://a2news.com/2019/12/19/gjyqi-kunder-trump-si-do-te-procedohet-ne-senat/

Presidenti amerikan u akuzua zyrtarisht nga dhoma e përfaqësueseve javën e kaluar për abuzim pushteti dhe pengim të punimeve të Kongresit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos