Trump nuk i druhet asnjë “surprize” Krishtlindjesh nga Koreja e Veriut

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 17:56 | Bota
Trump nuk i druhet asnjë “surprize” Krishtlindjesh nga Koreja e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi menjëherë pas lajmeve të publikuara në ditët e fundit se Koreja e Veriut ka rezervuar një “surprizë” ndaj SHBA me rastin e Krishtlindjes, duke nënkuptuar këtu testimin e një rakete të re me rreze të gjatë veprimi.

Në një deklaratë për shtyp nga resorti Mar-a-Lago, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA është e përgatitur të përballet me sukses me çfarëdolloj “dhurate” që mund të ketë rezervuar Peniani.

“Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”-u shpreh presidenti Trump. “Mbase mund të jetë një dhuratë e bukur. Ndoshta më dërgon një vazo të bukur në vend të një testi raketor.”

Koreja e Veriut e paralajmëroi më herët gjatë muajin Uashingtonin për një “Dhuratë Krishtlindjesh”, pas lideri i saj Kim Jong Un i vendosi SHBA një afat deri në fund të vitit për të propozuar lëshime të reja në bisedimet rreth programit bërthamor të vendit dhe uljen e tensioneve mes dy vendeve.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/24/kercenimi-i-korese-se-veriut-inteligjenca-amerikane-kerkon-per-sinjale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos