Të kërkosh azil në Ugandë!

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 18:33 | Bota
Të kërkosh azil në Ugandë!

Shtatë lojtarë të kombëtares së futbollit nga Eritrea janë shpallur të humbur pasi morën pjesë në një turne në Uganda, ngjarje kjo e përsëritur për të dytën herë brenda dy muajsh.

Ende  nuk ka detaje se ku mund të kenë shkuar futbollistët, por dhjetëra atletë nga Eritrea kanë refuzuar të kthehen në shtëpi ose janë “zhdukur” në dekadën e fundit, kur merrnin pjesë në kompeticionet jashtë vendit dhe shumë prej tyre kanë aplikuar për azil.

Mijëra eritreanë largohen nga vendi i vogël në Bririn e Afrikës çdo vit duke ia vënë fajin represionit politik.

Qeveria e Eritreas nuk ka reaguar ende për këtë çështje, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u kthye në shtëpi pasi humbi 3-0 finalen ndaj Ugandës të vlefshme për kupën CECAFA Senior Challenge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos