E rrallë në sportin profesionist, djali kërkon me ngulm përjashtimin e babait nga ndeshja

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 08:52 | Futboll
E rrallë në sportin profesionist, djali kërkon me ngulm

Një ngjarje e rrallë është parë në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA, por edhe në sportin profesionist në përgjithësi.

Në ndeshjen Los Angeles Clippers-Houston Rockets, trajneri i vendasve Doc Rivers kundërshtoi arbitrin për një vendim të tij.

Djali i trajnerit, Austin Rivers, i cili luan për ekipin kundërshtar, ishte aty pranë dhe pasi dëgjoi protestën e babait të tij, i kërkoi menjëherë arbitrit që të jepte faull teknik për prindin.

Arbitri ia vuri veshin dhe e përjashtoi nga parketi trajnerin. Në atë moment, djali i Doc Rivers nisi të qeshë, e përshëndeti me dorë dhe në fund i tha që do e telefononte më vonë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=hQk-hZI1T30

A2 CNN Livestream

Latest Videos