“E shkuara e pakryer që na ndjek”, ekspozita që kërkon të zhdukurit e një sistemi diktatorial

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 15:57 | Aktualitet

“E shkuara e pakryer që na ndjek”,  ekspozita që

"E shkuara e pakryer", është ekspozita e hapur në përkujtim të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste. Ajo është thirrja më e fundit artistike, që kërkon mes ngjarjeve të së kaluarës.

Familjarë të atyre që humbën jetën gjatë terrorit komunist dhe viktima të diktaturës shqiptare, rrëfejnë historitë e tyre.

“E shkuara e pakryer që na ndjek”,  ekspozita që
Nga ekspozita "E shkuara e pakryer"

Aktori Mirush Kabashi është një prej atyre që prej 18 vitesh kërkon dajën, Skënder Çelën, të pushkatuar pa gjyq në dhjetor të vitit 1946. Edhe pse gërmimet nisen, e zgjaten në kohë, Kabashi nuk ka mundur të gjej eshtrat, por nuk është dorëzuar.

“E shkuara e pakryer që na ndjek”,  ekspozita që
Mirush Kabashi recitoi një poezi të Pano Taçit, i burgosur për dy dekada

“Gjyshen e internuan, mua më hoqën nga teatri sepse nuk kisha deklaruar dajën e pushkatuar, dhe doli  e vërteta që ai është hedhur si mijëra të tjerë në një gropë. Nuk e kam gjetur ende varrin, shpresoj që tashmë kjo gjë të institucionalizohet. Ende viktimat bërtasin, nuk i ka dalë e drejta pas 35 vitesh”, rrëfeu aktori i mirënjohur gjatë aktivitetit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos