Kryeministri Rama shkoi në Durrës ku vizitoi familjet Meçja dhe Gjana, që humbën disa pjesëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata sot janë akomoduar në banesa të reja, për t’i ndihmuar që të vazhdojnë jetën. Në familjen Meçja, Kryeministri u takua me kryefamiljarin, Ajetin, i cili humbi gruan, vajzën dhe mbesën, të cilët mbetën nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës.
“Ikën se i mori fati”, u shpreh Rama, duke garantuar Ajetin se mbështetja, edhe financiare, nuk do t’i mungojë. Më pas Kryeministri shkoi në shtëpinë e re të familjes Gjana, e cila humbi një prej anëtarëve të saj në tërmetin e 26 nëntorit. Edhe këtu Rama përcolli të njëjtin mesazh. Për çdo gjë që do të keni nevojë, shteti do të jetë në dispozicion, u shpreh Kryeministri. (A2 Televizion)