All - Paragraf - 1
Një mësuese zëvendësuese u shkarkua nga detyra në Teksas pasi një hetim zbuloi se e ktheu klasën e saj në një arenë boksi dhe inkurajoi djemtë të përlesheshin deri sa të përgjakeshin.
Mësuesja Natally Garcia u hoq nga puna menjëherë pas publikimit të videove të filmuara nga vetë nxënësit dhe ndaj saj ka nisur një hetim penal.




All - Paragraf - 3
Incidenti ndodhi në shkollën “Mesquite Indipendent” që ndodhet në rrethinat e Dallasit.
Në pamje duken tavolinat e klasës të shtyra në formë rrethi për të improvizuar një 'ring' teksa çifte nxënësish 12 dhe 13 vjeçarë zihen me njëri-tjetrin ndërsa 24 vjeçarja i sheh dhe këshillon klasën të mos filmojë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2