E treta e artë radhazi, basketbolli amerikan shkëlqen edhe në Tokio, Kevin Durant thyen Francën

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 08:28 | Sporte të tjera
E treta e artë radhazi, basketbolli amerikan shkëlqen edhe në

Në basketboll, SHBA nuk ka konkurrentë as në Olimpiadën e Tokios, ku siguroi medaljen e radhës të artë pasi mundi në finale Francën 87-82. Kjo ishte medalja e 100 për SHBA në këto lojëra.

Kevin Durant udhëhoqi Amerikën drejt këtij suksesi në finale, duke shënuar 29 pikë. Kjo është medalja e tretë e arit olimpike për të, duke barazuar amerikanin tjetër Carmelo Anthony. Që prej Pekin 2008, SHBA është e pathyeshme në olimpiada, ku ka arritur të sigurojë 3 medalja ari radhazi.

Në nisjen e Lojërave Olimpike, SHBA humbi ndaj Francës, por ai gabim nuk mund të përsëritej më dhe në finale ata triumfuan me plot meritë.

Ndeshja për medaljen e bronzit në Tokios duke të luhet më vonë këtë të shtunë mes Sllovenisë dhe Australisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos