Viti i ri akademik, mësimi i alternuar, degët e mësuesisë në rrezik mbylljeje

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 11:06 | Aktualitet
Viti i ri akademik, mësimi i alternuar, degët e mësuesisë

Pak ditë nga fillimi i vitit akademik, shkollat e larta miratojnë rregullat e mësimit në pandemi.

Krahas zbatimit të masave mbrojtëse, universitetet publike dhe private kanë vendosur të alternojnë mësimin. Seminaret do të bëhen në auditore dhe në grupe të reduktuara, ndërsa leksionet në distancë.

Për herë të parë, konferenca e rektorëve ka unifikuar platformat online që do të zhvillohen në të gjitha universitetet.

Pas shqetësimit nga universitetet e rretheve për rrezikun e mbylljes së degëve të mësuesisë, Artan Hoxha, në cilësinë e kryetarit të konferencës së rektorëve, i kërkon qeverisë dhe Kuvendit rishikimin e notës mesatare për mësuesinë.

Edhe këtë vit, studentët do të përfitojnë nga pakti për universitetin. Tarifat do të jenë të përgjysmuara për ciklin e parë dhe për të rinjtë e shkëlqyer dhe ata në vështirësi ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos