Shumë prej nesh kanë probleme edhe të qërojnë një mollë, pa lënë gjysmën e frytit bashkë me lëkurën.
Por ka dhe njerëz që këtë aktivitet shpesh herë të bezdisshëm, e kanë shndërruar në një formë të mirëfilltë arti. Dhe njëri prej tyre është shpallur madje si “Michelangelo i frutave, me dhjetëra mijëra fansa që e ndjekin në rrjetet sociale.
Daniele Barresi
Quhet Daniele Barrësi, është një 29-vjeçar nga Kalabria e Italisë por i transferuar në Australi, nga ku skalit çdo material, nga sapuni tek polistiroli, por që ka marrë famë me skulpturat plot fantazi që krijon me fruta dhe perime të ndryshme.
Bostanë, mollë, karrota, kunguj, por edhe avokado dhe hudhra, Daniele merret me veprat e tij çdo ditë, duke krijuar trëndafila, zogj, figura gjeometrike të mahnitshme. (A2 Televizion)