Edhe pse fituan titullin kampion, Bayern “i jep duart” Kahn dhe Salihamidžić, kush është CEO i ri?

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 19:48 | Futboll

Bayern Munchen u shpall kampion në Bundesligën gjermane për të 11-tin vit radhazi dhe për të 33-tën herë në histori.

Fitorja dramatike në frymën e fundit përballë Këlnit dhe barazimi i Dortmundit kundër Mainzit, bënë që skuadra e Tuhel të ngrinte sërish trofeun.

Gjithsesi, duket se kjo gjë nuk i ka shpëtuar dy drejtuesit e Bayern, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidžić.

Siç bën me dije “Bild”, të dy ata janë shkarkuar menjëherë nga bordi drejtues, pas rezultateve zhgënjyese të ekipit.

Ndërkohë, CEO i ri i bavarezëve është emëruar Jan-Christian Dreesen. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Bayern Munchen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/27/bayern-munchen-kampion-i-bundesliges-dortmund-vetevrasje-ne-shtepi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos