
Një edukatore në kopshtin në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Për këtë arsye, kopshti është mbyllur ndërsa i gjithë stafi është vetëizoluar.
Burime bëjnë të ditur se stafit u janë bërë testet për të parë nëse ka të tjerë prej tyre pozitiv me Covid-19, ndërsa ambientet e kopshtit janë dezinfektuar. (A2 Televizion)