
Nga data 1 korrik Greqia hap kufijtë edhe me Shqipërinë por me kufizime për kalimtarët. Ambasada greke në Tiranë njofton se nga fillimi i muajit shtetasit shqiptar mund të hyjnë në territorin grek por duke përdorur rrugët ajrore nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt aeroportit “Eleftherios Veniselos” të Athinës.
Kufizimet parashikojnë ndalimin e udhëtimeve rrugore dhe detare. Por, për dy mënyrat e fundit të lëvizjes bëjnë përjashtim disa kategori.
Bëhet fjalë për qytetarët grekë, për posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.
Përjashtime ka edhe për kalimin e kamionëve për transport mallrash, si dhe transportin e mallrave me anije, (A2 Televizion)