Lëkundje tërmeti në Vlorë, epiqendra përballë qytetit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 23:29 | Aktualitet

Një lëkundje tërmeti është regjistruar rreth orës 23.18 në Vlorë.

Sipas sizmologëve të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Europiane (EMSC), magnituda ka qenë 3.4 e shkallës Rihter ndërkohë që një tjetër lëkundje pasuese me magnitudë 2.6 u regjistrua pak minuta më vonë dhe me një epiqendër të zhvendosur disa kilometra.

Epiqendra e tërmetit

Epiqendra ka qenë në det, 7 kilometra nga qyteti i Vlorës, dhe thellësia ka qenë 2 kilometra.

Nuk rezultojnë për momentin dëme, edhe pse lëkundjet janë ndjerë nga e gjithë qyteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos