Efektet e Covid-19, bizneset e krijuara rishtas përshtaten me nevojat e reja të qytetarëve

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 14:03 | Ekonomi
Efektet e Covid-19, bizneset e krijuara rishtas përshtaten me nevojat e

Pandemia Covid-19, veç transformimit të tregut të punës ka ndryshuar edhe strukturën e biznesevetë reja. Në këtë dinamikë kanë ndikuar si nevojat e reja të qytetarëve, të diktuara nga kriza shëndetësore, ashtu edhe detyrimet e vetë subjekteve për t’u përshtatur në rrugët inovative për shkak të kufizimit të lëvizjeve.

Trendi konfirmohet edhe nga të dhënat për Tiranën, ku në tremujorit të dytë të këtij viti u hapën 2.087 biznese të reja, prej të cilave pjesa më e madhe u orientuan drejt shërbimeve.

Subjektet ekonomike të orientuara drejt telekomunikacionit, postat private, pikat e këmbimit valutor dhe agjencitë imobiliare përbëjnë pjesën dërrmuese të bizneseve të çelura rishtas.

Mungesën në treg të punonjësve të kualifikuar, eksperti i punësimit, Pashaj e sheh si efekt t ëpunësimit të qytetarëve shqiptarë në kompani të huaja, duke punuar në distancë.

Ekspertët e ekonomisë parashikojnë që efektet e Covid do vijojnë të transformojnë tregun vendas e atë botëror të punës, deri në rigjetjen e ekuilibrave mes kërkesës së konsumatorëve dhe ofertës së bizneseve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos