Makina përfundon nën kamion, 19-vjeçarja kërkon dëshpërimisht ndihmë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 13:03 | Aktualitet

Pamje të tmerrshme të një aksidenti janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale menjëherë sapo u ngarkuan në internet. Një makinë, e drejtuar nga Laylisha Gardner, 19 vjeçe, përfundoi poshtë një kamioni në një autostradë në Çikago.

Pamjet janë filmuar nga një tjetër automjet, ku duket 19-vjeçarja e cila ka dalë në dritare dhe kërkon ndihmë dëshpërimisht, pasi drejtuesi i kamionit nuk ndalej.

Më vonë, policia bëri të ditur se makina, një Honda e zezë, po përpiqej të ndryshonte korsi kur përfundoi poshtë kamionit. Për fat të mirë, pasi bëri disa qindra metra së bashku me makinën e aksidentuar, drejtuesi i kamionit kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe ndaloi. Laylisha Gardner shpëtoi pa lëndime, por me një traumë të madhe nga aksidenti i frikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos