
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo e konsideroi keqkuptim jehonën që pati intervista e tij për BBC, në lidhje me fenomenin e racizmit në Shqipëri.
Trajneri i bardhebluve bëri prapakthehu, duke i mohuar akuzat e forta sa i përket paragjykimeve ndaj tij gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri.
Pak orë nga intervista në median e mirënjohur BBC, trajneri i Tiranës Emanuel Egbo ka bërë hapa pas duke mohuar se në Shqipëri ka qenë pre e fenomeneve raciste.
Kreu i stolit të bardhebluve u shpreh se Shqipëria është familja e tij e dytë dhe se këtu është ndierë gjithmonë i respektuar, duke hedhur poshtë citimin për të në BBC se ndaj tij ka pasur paragjykime.
Episode ka pasur, por jo mjaftueshëm për t’u kthyer në shqetësim thotë Egbo duke u tërhequr, ndoshta edhe sepse deklarata e tij mund të kthehet në çështje në Federatën Shqiptare të Futbollit. (A2 Televizion)