Ekonomia drejt ringritjes, rriten eksportet dhe importet në pjesën e parë të 2021

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 19:39 | Ekonomi
Ekonomia drejt ringritjes, rriten eksportet dhe importet në pjesën e

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konfirmojnë një rritje të ndjeshme tëeksporteve dhe importeve gjatë pjesës së parë të këtij viti, sinjale për një rimëkëmbje të ekonomisë pas vitit të vështirë pandemik.

INSTAT raporton se eksportet arritën vlerën e 177 miliardë lekëve, me rritje vjetore 41%. Ndërsa importet vlerësohen në 354 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, me rritje 30.5%.

Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se një ecuri e tillë e shkëmbimit të mallrave ishte e pritshme.  Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e eksporteve është e bazuar në tre sektorë kryesorë:minerale dhe këndë djegëse; ndërtim dhe ushqime. Por a është kjo një rritje e qëndrueshme?

 Ndërkaq sinjale pozitive dhanë edhe importet. Rritja e tyre në 6 muajt e parë të vitit u bazua në tre grup: tek makineri dhe pajisje, që flet për investimet që biznesi synon të bëjë; tek materialet e ndërtimit dhe produktet kimike dhe plastikës, që gjithashtu shërbejnë si lëndë e parë në prodhim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos