
Shoqata ''Eksodi '99'', ka përkujtuar 22-vjetorin e eksodit masiv të popullsisë shqiptare nga trojet e tyre në Kosovë, si pasojë e regjimit serb të Sllobodan Miloshevicit.
Çdo vit në këtë datë, përfaqësues të shoqatës në mënyrë simbolike kalojnë kufirin në Morinë për të përkujtuar vuajtjet dhe dhunën e ushtruar nga ushtria serbe ndaj më shumë se 800 mijë vëllezërve kosovarë.
Kjo simbolikë bëhet edhe për të përkujtuar mikpritjen e popullit të Kukësit, që strehuan vëllezërit e tyre të Kosovës duke i mbajtur për muaj të tërë në banesat e tyre. (A2 Televizion)