Kim në Vlorë dhe Fier: Vizitë frymëzuese, e impresionuar nga të rinjtë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 11:08 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e ka konsideruar frymëzuese vizitën e saj në Vlorë dhe Fier ku në Risili po rindërtohet një klinikë e kujdesit shëndetësor me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u shpreh e impresionuar nga të rinjtë, të cilët sipas saj kanë diskutuar për shqetësimet e tyre, të drejtën e votës dhe të ardhmen e vendit.

"Një vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili dhe Fier. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid për të vazhduar punën e tyre. Unë pashë se si Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili në mënyrë që fshatarët të kenë kujdes shëndetësor. E impresionuar nga të rinjtë, të cilët diskutuan se si ata planifikojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende vizitoj, aq më shumë njerëz takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë! " (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos