
Vaksina funksionon si Snapchat-i. Ky është shpjegimi i ekspertit mjekësor, Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Kjo vaksinë nuk përmban vetë virusin, por mendojeni si një e-mail dërguar sistemit tuaj imunitar që tregon se si duket virusi, udhëzime për ta vrarë atë dhe më pas si një mesazh Snapchat, ai zhduket. Teknologji e mahnitshme ”, deklaroi Frieden.
Si Pfizer-BioNTech ashtu edhe Moderna përdorin mARN për vaksinat e tyre. Ndryshe nga shumica e vaksinave, vaksinat e mARN nuk përmbajnë një virus të gjallë, që do të thotë se nuk mbartin rrezik për të shkaktuar sëmundje te personi i vaksinuar.
Shkencëtarja Katali Kariko, nënkryetare e BioNTech dhe një pioniere në teknologjinë e vaksinave mRNA, tha se ajo e dinte që teknologjia do të funksiononte për vaksinat e reja.
"Unë e prisja që do të funksiononte, sepse tashmë kishim eksperimente", tha Kariko për CNN. "Unë isha e sigurt se do të funksiononte." (A2 Televizion)