Ekstradimi i Bajrit, Gjykata lë në qeli, autorin e dy vrasjeve në Shkodër

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 13:30 | Kronikë
Ekstradimi i Bajrit, Gjykata lë në qeli, autorin e dy vrasjeve në

Behar Bajri do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, një vit më parë. Në masa të rrepta sigurie, Behar Bajri, i ekstraduar nga Interpol Tirana, pasditen e së premtes, është paraqitur para gjykatës për vlerësimin e masës së arrestit vendosur ndaj tij në mungesë. Përpara gjykatës ai nuk ka nxjerr asnjë fjalë përveç gjeneraliteteve, që dëshmojnë se ai ishte personi nën hetim i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Behar Bajri, strehohej në Holandë ku ushtronte dhe një pjesë të aktivitetit kriminal sipas prokurorisë. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, caktoi masën e sigurisë arrest me burg. Më 22 shtator 2018, Policia e Shtetit njoftoi përmbylljen e operacionit “OAZ” i cili çoi në arrestimin e 11 persona dhe 2 persona u shpallën në kërkim.

Projekti IPA dhe ai gjerman GIZ e atashuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, arritën që brenda 6 muajsh të sigurojnë informacionin  e plotë për grupin në hetim.   Bashkë me Behar Bajrin, në Roterdam të Holandës u arrestua dhe Samet Halluni.

Behar Bajri akuzohet dhe për vrasjen e bashkëshortes së tij 15-vjeçare, Fabiola me datë 26.06.2002 . Në banesën e Behar Bajrit u gjet e vrarë 15-vjeçarja. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët dhe se autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos