Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit kriminal “Bajri”

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 11:20 | Kronikë
Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit kriminal “Bajri”

Një tjetër anëtar i grupit kriminal të “Bajrave” është ekstraduar nga Holanda si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët holandezë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Interpol Tirana bën me dije se është ekstraduar nga Amsterdami shtetasi Behar Bajri i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit", "Organizimi i llotarive të palejuara", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë", kryer në bashkëpunim etj.

Shtetasi Behar Bajri është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagën u bë i mundur arrestimi i tij dhe ekstradimi drejt Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos