Përplasen dy makina para ambasadës italiane në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 15:01 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë para godinës së ambasadës italiane në Tiranë.

Dy makina, një BMW dhe një Skoda, janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar mbi trotuar, duke prishur kangjellat para hyrjes së godinës.

Një prej shoferëve, mbeti i lënduar dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit.

Incidenti ka shkaktuar trafik në rrugën “Papa Gjon Pali II”...

Në përditësim.... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos