“Rrjeta” ve në pranga 4 trafikantë droge në Shkodër

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 10:10 | Kronikë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga mëngjesin e së dielës 4 persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rrjeta”, në bazë të informacioneve të marra, u vunë në pranga shtetasit H. U. 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues ne fshatin Mes.

Këtyre personave iu sekuestruan 14 litra vaj hashashi, 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate, një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos