
Xhamia e Fushë Mëzezit, në periferi të kryeqytetit, është nga xhamitë me të shkuar problematike, ku është predikuar ekstremizëm i dhunshëm.
Ndërsa funksiononte jashtë ombrellës së Komunitetit Mysliman Shqiptar, imami i vetëshpallur i saj, Bujar Hysa, u arrestua në vitin 2014 si pjesë e grupit të “xhihadistëve”, që rekrutonin dhe dërgonin besimtarë në krah të ISIS në Siri.
Objekti i kultit, që sot i shërben më shumë se 250 besimtarëve, ndërroi faqe në vitin 2015. Por a ka pasur shfaqje radikale në xhami pas kalimit të saj nën varësinë e KMSH?
Një tjetër masë e ndërmarrë nga imami Bajrami për mbajtjen e ekstremizmit të dhunshëm larg xhamisë së tij, ka qenë kujdesi ndaj literaturës fetare. (A2 Televizion)