Thirrja e Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale, Rama: Nuk gjej fjalët për të shprehur indinjatën

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 19:38 | Aktualitet
Thirrja e Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale, Rama: Nuk gjej

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar zërave në mbështetje të luftës së UÇK dhe udhëheqësve të saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilëve iu janë ngritur akuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk gjen dot fjalët e duhura për të shprehur indinjatën për listën e emrave të kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ai shtoi se nesër do të shprehet publikisht për këtë çështje.

Postimi i Kryeministrit Rama

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtare” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos