
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi ditën e mërkurë raportin e tij vjetor në lidhje me terrorizmin në botë. Në raport vlerësohet suksesi i arritur nga SHBA dhe aleatët e tij përsa i përket shkatërrimit të të ashtuquajturit Kalifat të ISIS në Irak dhe Siri.
Përsa i përket Shqipërisë, në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se kërcënim kryesor mbeten luftëtarët e ISIS që kthehen në vend, komplotet e Iranit ndaj MEK si dhe radikalizimi i të rinjve.
Raporti vlerëson vendin tonë për mbështetjen e fortë që tregon në përpjekjet e kundër terrorizmit, por kritikon korrupsionin mes agjencive qeveritare dhe sistemin e dobët gjyqësor.
“Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri konsiston te luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri. Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet”, thuhet në raport.
Departamenti i Shtetit thotë se në 2019, Shqipëria miratoi legjislacion për të adresuar shqetësimet lidhur me “efektivitetin e ulët” në drejtim të konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore për financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (të ngritura nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave). (A2 Televizion)