Ekzekutimi i Saliut e Lamajt, gjykata e Prizrenit pranon të ekstradojë Indrit Taullain

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 10:57 | Kronikë
Ekzekutimi i Saliut e Lamajt, gjykata e Prizrenit pranon të ekstradojë

Gjykata e Prizrenit në Kosovë ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin në vendin tonë të Indrit Taullait. Ish-anëtari i bandës së Durrësit u arrestua në Kosovë në 6 dhjetor të vitit të kaluar, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai dyshohet nga SPAK si një nga autorët e ekzekutimeve të bujshme të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.Përvecc Taullait SPAK akuzon si të përfshirë në këto krime ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunatin e tij, Plaurent Dervishaj, Emiliano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçi.

Nga gjithë të dyshuarit, vetëm Berisha vijon të jetë ilire, pasi nuk është mundur të gjendet nga policia. Ndërsa për kunatin e tij, Plarent Dervishaj, i arrestuar në Abu Dabi, të Emirateve të Bashkuara Arabe, ende nuk ka një përgjigje për SPAK në lidhje me ekstradimin e tij.  Hetimi i ekzekutimeve të Saliut dhe Lamajt u rihap pas pendesës së Luftar Reçit, i cili aktualisht po vuan një dënim me burg për “vrasje”. Në tre deklarime si bashkëpunëtor i drejtësisë, Reçi rrëfeu detaje se si ishin organizuar dy ngjarjet, si edhe dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, ku ka pranuar të ketë qenë shofer i mjetit të ekzekutorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos