Zjarri shkrumbon apartamentin në Korçë, një i lënduar

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 16:40 | Kronikë
Zjarri shkrumbon apartamentin në Korçë, një i lënduar

Një apartament është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, në lagjen nr.5 të qytetit të Korçës, pasditen e së hënës.

Si pasojë e tij është lënduar lehtë pronari i apartamentit, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Mendohet që shkak për zjarrin të ketë qenë ngrohësja e lënë hapur, e cila më pas ka djegur mobiliet, për t’u përhapur më pas në të gjithë apartamentin.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, së bashku me policinë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve për të mos u përhapur më tej në apartamentet e tjera të pallatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos