U arratis nga komisariati pak minuta para vendimit, gjykata vendos arrest në burg për 30-vjeçarin

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 11:10 | Kronikë
U arratis nga komisariati pak minuta para vendimit, gjykata vendos arrest

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për një shtetas i cili u arratis nga komisariati pak minuta përpara se të jepej vendimi i gjykatës.

Rilian Lala u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati nr. 1, në kryeqytet. Masa ndaj Lalës u dha për akuzën e "armëmbajtjes pa leje".

Ai u arrestua dy ditë më parë në zonën e "Ali Demit", teksa kishte një pistoletë pa leje me vete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos