
Gjashtë efektivë policie kanë mbetur të plagosur të premten kur një person që po përpiqeshin të arrestonin hodhi veten në erë në një fshat në Rusi, në rajonin e Kakukazit verior.
Lajmin e konfirmuan autoritetet e kundërterrorizmit. Policët u afruan për të arrestuar atentatorin pasi ai po përpiqej të futej në një zonë ku ata po kryenin një operacion kërkimi.
Sulmi ndodhi në fshatin Uçkeken në Karaçaj-Çerkezisë në Kaukazin e Veriut. Nuk pati të lënduar mes civilëve, thanë autoritetet.
Në të kaluarën, Rusia është goditur nga disa sulme me bombë, kryesisht nga rebelë islamikë të zonave të Kaukazit verior, por përgjithësisht Moska i ka shtypur kryengritjet. (A2 Televizion)