Publikohen të dhënat e vaksinës Pfizer: Një triumf i kërkimit dhe mjekësisë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 08:50 | Bota
Publikohen të dhënat e vaksinës Pfizer: Një triumf i

Të dhënat e vaksinave të Pfizer janë publikuar në New England Journal of Medicine (NEJM). Editoriali flet për një "triumf" të kërkimit dhe mjekësisë.

Vaksina Pfizer: Të dhënat e shumëpritura shkencore vijnë për të mbështetur atë që ishte parashikuar nga njoftimet dhe nga fushata e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ata që ishin në provën e fazës 3 të vaksinës BNT162b2 mRNA të prodhuar nga Pfizer-BioNTech dolën, më 10 dhjetor, në revistën autoritare New England Journal of Medicine (NEJM), në të njëjtën kohë kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po diskutonte mbi autorizimin emergjent të vaksinës.

Efikasitet i konfirmuar: Eksperimenti përfshiu 43 448 njerëz, 21 720 prej të cilëve morën vaksinën e Pfizer dhe 21 728 një placebo. Të dhënat konfirmojnë efikasitetin e 95% pas dy dozave të administruara 21 ditë larg, madje edhe për njerëzit që konsiderohen më të rrezikuar nga format e rënda të covid-it, njerëzit mbipeshë dhe me sëmundje të mëparshme ishin të përfaqësuar mirë. Mbi 40% e vullnetarëve ishin më shumë se 55 vjeç. Pas 170 infeksioneve të para nga të gjithë pjesëmarrësit, u vu re se vetëm 8 ishin në grupin e të vaksinuarve, ku vetëm njëra prej tyre ishte serioze. Efektet e padëshiruara, të raportuara ishin të lehta si; dhimbje në vendin e injeksionit, ënjtje dhe në raste të rralla ethe, lodhje dhe fryrje e nyjeve limfatike. Pra, nuk ishin të ndryshme nga ato që lidhen me vaksinat e tjera virale dhe nuk paraqesin shqetësim.

Një triumf: Megjithëse mbeten për t'u sqaruar pika të rëndësishme, siç janë incidenca e rasteve asimptomatike të covid-it midis njerëzve të vaksinuar, kohëzgjatja e mbrojtjes së ofruar dhe mundësia e administrimit të vaksinës në mënyrë të sigurt edhe te fëmijët, pacientët e dëmtuar nga imuniteti dhe gratë shtatzëna, pak të përfaqësuar në këtë eksperiment, editoriali që shoqëron botimin i përcakton rezultatet e arritura si "një triumf".

Eric Rubin, një imunolog në Harvard T.H dhe bashkautor i editorialit shkruan: “Për shumicën e vaksinave janë dashur dekada për t'u zhvilluar: kjo ndoshta do të shkojë nga ideja fillestare në implementim brenda një viti. E gjithë kjo, formon një model për shumë vaksina të tjera Covid-19 aktualisht në zhvillim, disa prej të cilave kanë përfunduar provat e fazës 3. Ajo që duket të jetë një sukses i pabesueshëm për vaksinat premton të shpëtojë jetë të panumërta dhe t'u japë të gjithëve një rrugëdalje në atë që ka qenë një katastrofë globale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos