“El Clasico” dhe protestë, policia përleshet me mbështetësit e pavarësisë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 11:43 | Bota
“El Clasico” dhe protestë, policia përleshet me

Ashtu siç edhe pritej, momente tensioni janë përjetuar në rrugët e Barcelonës ndërsa luhej përballja me rivalët e përjetshëm të Real Madrid, ku mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës u përleshën ashpër me forcat e policisë.

Si pasojë e këtyre përleshjeve mbi 40 persona u plagosën dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan. Protestuesit i vunë zjarrin barrikadave shumë pranë stadiumit “Camp Nou” dhe shkatërruan një fugon të policisë.

Qetësia u kthye vetëm pas përfundimit të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Policia bllokoi daljet në jug të stadiumit dhe i drejtoi tifozët të largohen nga struktura përmes portave veriore për motive sigurie.

Pjesën e dytë, ndeshja mes Realit dhe Barcelonës u ndërpre për disa minuta pasi tifozët hodhën në fushën e lojës disa topa dhe shpalosën pankarta në mbështetje të pavarësisë së rajonit të Katalonjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos