Hetimi ndaj Trump, akuzat janë zyrtare, votimi i parë në janar

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 08:36 | Bota
Hetimi ndaj Trump, akuzat janë zyrtare, votimi i parë në janar

Donald Trump bëhet presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të hetohet për shkarkim nga Senati, pas votës që miratoi akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mosbashkëpunim me Senatin, ç’ka pritet të rrisë tensionet mes palëve.

Seanca e parë do të zhvillohet muajin që vjen në Senatin e kontrolluar nga Republikanët dhe sipas Kushtetutës për shkarkimin e tij nevojiten 2/3 e votave, kjo nënkupton që 20 senatorë republikanë duhet të bashkojnë forcat me demokratët.

Në historinë 243-vjeçare të Presidencës amerikane asnjë president nuk është shkarkuar nga Senati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos