Rikthehen hijet e antisemitizmit, shkatërrohen qindra varre

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 23:23 | Bota

Ndonjëherë makthet rikthehen. E dinë mirë banorët e Namestovo, një qytet sllovak në kufi me Poloninë.

Me qindra varrë, disa prej tyre edhe 200-vjeçare, janë dhunuar ditën e djeshme nga të panjohur. Të përbashkët, varret kishin faktin se i përkisnin komunitetit hebraik.

“Një fakt i paprecedent”, u gjykua ngjarja e rëndë nga komuniteti lokal, por edhe nga liderët botërore të diasporës hebraike.

Në vendin lindor të Bashkimit Europian, antisemitizmi po përhapet sërish, pas një historie dramatike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në pak vite u vranë më shumë se 105 mijë sllovakë me origjinë hebre, rreth 77% të popullsisë totale të atij komuniteti në vend.

Sot mbeten më pak se 5 mijë, dhe me frikë të shtuar për fatin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos