
“El Clasico” rrezikon të shtyhet sërish, për shkak të protestave në Barcelonë.
Dueli, i cili ngjall interes në të gjithë globin, ishte parashikuar të zhvillohej më 26 tetorin e kaluar, por për shkak të situatës së krijuar, ku Katalunja kërkon pavarësinë, u spostua.
Forcat separatiste paralajmëruan zhvillimin enjë tjetër proteste masive rreth stadiumit “Camp Nou”, në datën 18 dhjetor, pikërisht në datën e re për zhvillimin e ndeshjes së kampionatit ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit. (A2 Televizion)