Vrasja për radhën në supermarket, arrestohet shoku i viktimës. Policia: Nuk kallëzoi krimin

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 11:19 | Kronikë
Vrasja për radhën në supermarket, arrestohet shoku i

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi sipas saj ka qenë i pranishëm gjatë vrasjes së Jurgen Dukës një ditë më parë në një supermarket në Tiranë.

Policia thotë se 36-vjeçari O.D. ka parë konfliktin e çastit ku humbi jetën Duka, dhe nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Sula, efektiv policie, nuk është arrestuar ende.

https://www.youtube.com/watch?v=aagT-UhU1gI&ab_channel=A2CNNAffiliate

Ngjarja tronditëse u kap nga kamerat e sigurisë brenda supermarketit në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Sipas Policisë, vrasja ndodhi për shkak të një konflikti verbal për faktin se kush do të paguante i pari në supermarket për gjërat që kishte blerë. Pasi palët debatojnë me fjalë, Duka shihet nga pamjet që e godet me grusht Sulën, ndërsa ky i fundit nxjerr armën dhe e qëllon me armë. 29-vjeçari u dërgua në spitalin e traumës, por humbi jetën si pasojë e plagës së rëndë.

Duka ishte person me precedent të mëparshëm kriminal, është arrestuar në vitin 2018 gjatë operacionit shqiptaro-italian të koduar Riviera në goditjen e trafikut të kanabisit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/14/vrasja-e-29-vjecarit-autori-i-dyshuar-punonjes-policie-ne-diber/

A2 CNN Livestream

Latest Videos