
Katër muaj që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, qytetarët jo vetëm që nuk janë të ndërgjegjësuar për marrjen e masave mbrojtëse, por, edhe aty ku vendosin maskat e bëjnë thjesht se jua kërkojnë.
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, qyteti i Elbasanit është renditur i dyti për nga numri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit, me 8 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë. Nëpër institucionet që ofrojnë shërbime publike atje vihen re radhë të gjata, çka pa dyshim kontribuon në shtimit e të infektuarve.
Madje ka edhe persona të moshuar që në rastin më të mirë janë indiferentë ndaj situatës që po kalojmë. (A2 Televizion)