
Policia italiane shkatërron një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte lëndë narkotike në Itali. Mes të arrestuarve është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, e cila sipas mediave italiane, kishte kryesisht rolin e kontabilistes.
Mediat në vendin fqinj e përshkruajnë 40-vjeçaren shqiptare si një këngëtare të suksesshme që ishte ngjitur në skena të rëndësishme në Itali, dhe në këtë rrjet bashkëpunonte për administrimin financiar të bandës, si dhe në disa rrethana kujdesej për fitimet si dhe ofronte mikpritje për bashkëpunëtorët në rrjet.
Në këtë organizatë, po sipas mediave italiane ishte i përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si person me precedentë penalë. Ai njihej për lidhjet e tij me një bandë tjetër italiane, të kryesor nga një tifoz ultras i Lazios, të njohur si “Diabolik”, i vrarë disa vite më parë.
Policia ka lëshuar 13 urdhërarreste, ndërsa janë ekzekutuar 9 prej tyre. Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilias në jug të Romës për t’u mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të rrjetit të trafikut të drogës. (A2 Televizion)