All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Elton John e kalon natën në spital

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 17:12 | Showbiz
Elton John e kalon natën në spital
All - Paragraf - 1

Sir Elton John e ka kaluar natën në një spital në Francë, pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice.

Këngëtari, 76 vjeç, u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta.

All - Paragraf - 3

“Eltoni vizitoi spitalin lokal si masë paraprake. Pas kontrolleve, ai është liruar menjëherë mëngjesin e sotëm dhe tani është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, shpjegon një zëdhënës i këngëtarit.

Sir Elton po e kalon verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë e tyre pasi përfundoi turneun “Farewell Yellow Brick Road” në korrik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos